Task Force, monitorim ankesave të partive të dielën

Task Forca e drejtuar nga Zv.Kryeministrja Ledina Mandija ka miratuar planin e masave operacionale, monitorimin dhe koordinimin e ankesave të ndryshme nga subjektet politike më 25 qershor.

Mbledhja e pestë e Task-Forcës (grupit ndërinstitucional) të ngritur me Vendimin e Këshillit të Ministrave për marrjen e masave dhe monitorimin e administratës gjatë procesit zgjedhor, u zhvillua të premten dhe të pranishëm ishin si zakonisht përfaqësues nga organizma të ndryshëm ndërkombëtare.

Si pikë e parë e Rendit të Ditës u diskutua plani i masave operacionale për mbarëvajtjen e procesit ditën e zgjedhjeve.

Anëtarëve të Task-Forcës ju ishte vënë në dispozicion paraprakisht plani në fjalë duke u ftuar të sillnin rekomandimet e tyre.

Plani në fjalë përfshin një sërë masash dhe Task-Forca do të jetë grupi që do të monitorojë dhe koordinojë ankesa  të ndryshme të referuara nga subjektet politike ditën e zgjedhjeve. Plani për disa Ministri cakton masa të posaçme për t’u ndjekur ditën e zgjedhjeve. Pas diskutimeve plani u miratua  dhe zbatimi i tij do të fillojë menjëherë.

Si pikë e dytë në funksion të transparencës u trajtua një ankesë e sjellë në adresë të Task-Forcës nga një subjekt politik dhe iu la detyrë Drejtori të Policisë për ndjekjen e  mëtejshme të rastit dhe kryerjen e veprimeve të duhura procedurale.

SHKARKO APP