Tatimet, 9 dokumentet që biznesi mund t’i marrë online

Tashmë 26 dokumente mund të shkarkohen online nga e-albania me vulë dixhitale, 9 prej të cilëve i përkasin Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sipas tatimeve, bizneset mund ëtë kursejnë kohë, duke u regjistruar në portalin qeveritar e-albania.al. Edhe nëse paraqiteni pranë sporteleve shtetërore, nuk jeni të detyruar të keni me vete këto dokumente pasi ato mund të merren direkt nga punonjësit e institucioneve shtetërore.
 
Ndër dokumentet , që biznesi tashmë mund t’i marrë onlinë janë: Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti; Vërtetim për përgjegjësitë tatimore;Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin; Vërtetim për regjistrim të investitorit; Vërtetim për pagim detyrimesh; Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën); Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit; Dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme; Lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv), raporton “Monitor”.
 
Ndërsa të gjithë dokumentet elektronike që individët dhe bizneset mund të printojnë me vulë në e-albania janë:
 
Dokumentet elektronike:
 
– Vërtetim pensioni
 
– Karta e shëndetit
 
-Dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme
 
-Informacion zyrtar i pasurisë për individët dhe institucionet
 
-Konsultim i kartelës së pasurisë së paluajtshme
 
-Lëshim kopje kartele të pasurisë
 
-Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale
 
-Lëshim vërtetim pronësie
 
-Lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv)
 
-Verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme
 
-Kopje te vërtetuara të dokumenteve tekniko-ligjore, në të cilat bazohet Regjistri i Pasurive të Paluajtshme / faqe
 
-Certifikatë familjare
 
-Certifikatë personale
 
-Certifikatë nga akti i vdekjes
 
-Certifikatë nga akti i martesës
 
-Certifikatë nga akti i lindjes
 
-Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit
 
-Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit
 
-Vërtetim për lejen e drejtimit
 
-Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti
 
-Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
 
-Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin
 
-Vërtetim për regjistrim të investitorit
 
-Vërtetim për pagim detyrimesh
 
-Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)
 
-Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit

SHKARKO APP