Tatimet, sot afati i fundit dorëzimit elektronik të pasqyrave financiare për vitin fiskal 2014

Përfundon sot afati i dorëzimit elektronik të pasqyrave financiare për vitin fiskal 2014.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, bazuar në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, data 31 mars 2015 është afati përfundimtar për të dorëzuar në formë elektronike Formularin e Deklarimit dhe pagesës së Tatimit mbi Fitimin të vitit ushtrimor 2014, bashkë me bilancin kontabël dhe anekset e tij.

DPT bën të ditur se pasqyrat financiare të dorëzuara në version pdf (të skanuara) detyrimisht do të jenë të nënshkruara dhe vulosura nga administratori i shoqërisë. Ndërsa gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2014 (analitik) do deklarohet në versionin e mundshëm të tatimpaguesit por me kushtin që versioni i deklaruar të jetë i pandryshueshëm.

SHKARKO APP