Tatimpagues kujdes: Ja tetë rastet kur bëheni objekt i vlerësimit tatimor

Bizneset janë objekt i vlerësimit tatimor nga tatimet në rast se nuk i respektojnë tetë rregulla të cilat janë të qartësuara në legjislacionin tatimor, bëjnë me dije burimet zyrtare të Tatimeve.

Vlerësimi tatimor është llogaritja e detyrimit tatimor të tatimpaguesit nga administrata tatimore. Nëse administrata tatimore vëren se detyrimi tatimor, i dhënë deklaratën tatimore, është i pasaktë ose tatimpaguesi nuk e ka dorëzuar deklaratën tatimore apo nuk e ka paguar detyrimin tatimor, administrata tatimore bën vlerësimin tatimor.

Administrata tatimore, brenda 10 ditëve kalendarike nga data e llogaritjes së vlerësimit prej saj, i dërgon tatimpaguesit njoftimin e vlerësimit tatimor dhe kërkesën për pagesën e detyrimit tatimor.

Administrata tatimore ka të drejtë të bëjë një vlerësim të detyrimit tatimor të tatimpaguesit në rastet kur:

Tatimpaguesi nuk dorëzon deklaratën tatimore, në përputhje me afatin dhe mënyrën e kërkuar në legjislacionin tatimor përkatës.

Deklarata tatimore përmban të dhëna të pasakta ose të falsifikuara.

Ttatimpaguesi nuk mban ose ruan llogari apo regjistrime të sakta të transaksioneve.

  1. Tatimpaguesi nuk bashkëpunon me kontrollin tatimor të autorizuar;
  2. Tatimpaguesi nuk vë në dispozicion informacionin e kërkuar dhe dokumente të tjera, të nevojshme, për llogaritjen e detyrimit të tij tatimor.
  3. Tatimpaguesi hyn në transaksione me persona të lidhur jo në bazë të parimit të vlerës së tregut, ose hyn në transaksione pa efekte ekonomike thelbësore
  4. Tatimpaguesi hyn në transaksione shitblerjeje me para në dorë, që tejkalojnë shumën 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë. ë) tatimpaguesi nuk përdor rregullisht pajisjen fiskale.
  5. Tatimpaguesi nuk përdor rregullisht pajisjen fiskale. /Monitor/

SHKARKO APP