Tatuazh edhe në sy
Lajme E Diel, 2 Maj 2021 19:47
Një 32-vjeçare ka rrezikuar të humbiste edhe shikimin për t’i bërë ngjyrë të kaltër pjesën e bardhë të syve.
Sara Night shprehet se procedura drastike nuk ishte e dhimbshme duke pretenduar se ndërhyrja me lazer që kishte pasur para disa kohësh në sy ishte më e dhimbshme.
Ajo ka rreth 70 % të trupit të saj të mbuluar nga tatuazhet. Por para se të bënte tatuazhe sytë ajo ka bërë operacion edhe gjuhën duke e bërë si të gjarprit.