Taulant Balla apel gjykatës së Hagës nga Prishtina: Merr në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla nga Prishtina i ka bërë thirrje Gjykatës Speciale në Hagë që të marrë në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve që u bashkuan në një manifestim masiv në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në një postim në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me video nga manifestimi, Balla shprehet se kjo është fjala përfundimtare e popullit. “E ftoj Gjykatën Speciale të Hagës që ta marrë menjëherë në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve!”, shkruan Balla krahas videos.

Me moton “Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë marshuan sot në ditën e pavarësisë së Kosovës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?