Taulant Balla: Do të ngremë komision të posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe Ndarjen Administrative
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, njoftoi pas mbledhjes së grupit ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe Ndarjen Administrative.
“Në përmbyllje të mbledhjes, dua të informoj se grupi i PS do të institucionalizojë dy nisma që kanë të bëjnë me ngritjen e dy komisioneve të posaçme në Kuvend, i pari komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore. Kjo është traditë prej shumë vitesh që në fillim të çdo legjislature, grupi i PS ka qenë nismëtari i ngritjes së këtyre komisioneve të posaçme për reformën zgjedhore. Uroj shumë që komisioni të udhëhiqet nga interesi i përbashkët i të gjithë aktorëve politikë në Kuvend për të përmbyllur rekomandimet e OSBE-ODIHR ndër vite. Këto duhen parë për t’i hapur rrugë reformave të reja, lidhur edhe me ndarjen administrative dhe territoriale. Këto komisione janë shumë të rëndësishme dhe duhet të plotësojmë vakancat në to”, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

