Taulant Balla nga Kavaja: PS-ja mbetet forca kryesore transformuese në vend
Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Taulant Balla ka vijuar takimet me organizatat socialiste në Kavajë, duke dhënë mesazhe të qarta për forcimin e mëtejshëm të Partisë Socialiste në këtë zonë.
Balla ka theksuar se asnjë forcë politike nuk mund të konkurrojë fuqinë transformuese të Partisë Socialiste. Sipas tij, ditët e para në Kavajë kanë mjaftuar për të kuptuar diferencën në qeverisjen vendore mes socialistëve dhe Partisë Demokratike.
Ndër të tjera ai nënvizoi edhe se ka nënvizuar se Kavaja ka nevojë për një nivel të ri shërbimesh ndaj qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e një qyteti më të pastër dhe më të rregullt. Takimet me strukturat socialiste pritet të vijojnë në kuadër të organizimit dhe fuqizimit të mëtejshëm në terren.
KOHA JONË SONDAZH

