Taulant Balla premton rritje të pensioneve në Elbasan
Drejtuesi politik i PS në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i shoqëruar nga deputetja, Evis kushi dhe kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini zhvilluan një takim elektoral me pensionistët e këtij qyteti. Në bashkëbisedimin që Balla zhvilloi me penisonistët i njohu ato me reformat e qeverisë Rama si dhe projektet për katër vitet e ardhshme, ku një vëmëndje e veçatë do t’i kushtohet edhe shtresë së pensionistëve.
“Në fund të vitit 2013 ne gjetëm situatën më kritike të pensioneve në gjithë këto 25 vite. Kishim një punëtor, një në punë dhe një një pensionist, pra raporti më kritik krahasuar me të gjitha vendet e rajonit ndërkohë që raporti minimal i lejuar duhet të jetë 3.4 në punë për 1 pensionist. Në fund të viteve 90’ ne kishim një raport 9 me 1, pra 9 në punë dhe 1 pensionist, në 2013 arritëm në pikën e kolapsit total 1 me 1. Ne ndryshuam menjëherë ligjin për pensionet, ndërmorëm një reformë shumë të madhe dhe këtu ka një meritë të veçantë edhe ish-ministri i asaj kohe i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer bashkë me Edi Ramën për ndryshimin e kësaj situate. Ne futëm në skemën e sigurimeve shoqërore, për të rritur kapitalin për pensionet 200 000 punonjës, të cilët ishin në punë, por ishin marë në qafë, e ishin kthyer në sllevër, sepse nuk paguanin sigurime shoqërore. Shpëtuam ata 200 000, por më shumë se kaq shpëtuam skemën e pensioneve të Shqipërisë. Sot jemi në raportin 1.7 me 1, përsëri jemi larg asaj ku duhet të jemi, 3.4-3.5 duhet të jetë raporti i vendeve si Shqipëria. “
Edhe kryetari i Bashkisë dhe deputetja Evis Kushi theksuar reformat e ndërmarra nga qeveria për rritjen e Mirëqenies Sociale, dhe vemendjes së shtuar ndaj Elbasanit.
Ndërsa në përfundim të fjalës së tij, ai u tha pensionistëve se rritja e pensioneve është një rritje që duhet të vazhdojë gradualisht çdo vit.