Taulant Balla pret në Kuvend përfaqësuesen e diasporës shqiptare në Bavari
Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, priti sot në Kuvend Enkelejda Dajçin (Beqon), përfaqësuese e diasporës shqiptare në landin e Bavarisë në Gjermani.
Gjatë takimit, Balla vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në Bavari dhe theksoi rëndësinë e lehtësimit të procedurave për lejet e qëndrimit dhe punësimit, duke i konsideruar ato faktorë kyç për integrimin dhe suksesin e shqiptarëve në Gjermani.
“Në Bavari jetojnë e punojnë rreth 18 mijë shtetas shqiptarë dhe vlerësojmë lehtësimin e procedurave për lejet e qëndrimit, punësimit. Gjithashtu në universitetet e Bavarisë studiojnë afro 800 studentë shqiptarë”, tha Balla.
Balla e cilësoi takimin si një tjetër dëshmi e vëmendjes që institucionet shqiptare i kushtojnë diasporës dhe forcimit të lidhjeve me komunitetet shqiptare jashtë vendit, në kuadër të angazhimit për ruajtjen e marrëdhënieve të qëndrueshme me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

