Taulant Balla: Prokuroria po mbyll “CEZ”-in
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla akuzoi prokurorinë se po përpiqet të mbyllë dosjen CEZ pa kryer asnjë hetim dhe pa konsideruar asnjë nga gjetjet e raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar.
Taulant Balla dënon veprimin e prokurorisë që, sipas tij, ka dërguar dosjen në gjykatë duke kërkuar mbylljen e saj, duke neglizhuar një dokument që, sipas Ballës, ka brenda tij emra “peshqish të mëdhenj e të vegjël, të dyshuar për krim ekonomik.
Taulant Balla thotë në reagimin e tij se prokuroria u ngrit brenda një dite për të arrestuar një deputet, ndërsa për këtë çështje po sillen me drejtësinë si tregtarë qeniesh të gjalla, duke trajtuar njëkohësisht popullin shqiptar si mish për top.
Sipas tij, prokuroria po shfaqet hapur si vegël e politikës, por se nuk do ta ndalojë dot orën e drejtësisë që ka tmerruar politikanët, prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar.