Taulant Balla takon presidenten bullgare në Mynih: Bullgaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla zhvilloi një takim me presidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Përmes një postimi, Balla bëri të ditur se ky nuk është takimi i parë mes tyre, duke kujtuar bashkëpunimin edhe në detyra të mëparshme. Ai theksoi se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Bullgarisë janë të shkëlqyera në të gjitha fushat.

Sipas Ballës, Shqipëria vlerëson veçanërisht mbështetjen e Sofjes si vend anëtar i Bashkimit Europian në rrugëtimin drejt anëtarësimit. Takimi në Mynih vjen në një kohë kur diplomacia shqiptare po forcon kontaktet me partnerët europianë për të çuar përpara procesin e integrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?