Taulla: Kemi evidentuar në zgjedhje keqpërdorimin e administratës, u zbeh vija mes partisë dhe institucioneve

I ftuar në PolitikOn në RTV Ora nga Alfred Lela, Dritan Taullla, ekspert zgjedhjesh nga “KRIIK Albania” u shpreh se një nga problematikat që është evidentuar në zgjedhje është keqpërdorimi i administratës shtetërore.

Taulla: Një nga problematikat që kemi evidentuar në zgjedhje është keqpërdorimi i administratës shtetërore. Nuk është hera që e shohim një fenomen të tillë, por për herë të parë kemi pasur një kuadër ligjor të dalë nga marrëveshja e 5 qershorit dhe ky kuadër ligjor u katandis si mos më keq.

Në këto zgjedhje u zbeh vija mes partisë dhe institucioneve shtetërore. Kjo është një nga problematikave që kemi identifikuar si shqetësuese, së bashku me financimin e fushatës. Do të duhet të presim se çdo të thotë organet e drejtësisë. Vëzhguesit kanë dëgjuar për manipulime dhe blerje votash, por është shumë e vështirë që ë evidentohen konkretisht.

SHKARKO APP