Taylor Swift: Angelina Jolie di si të kujdeset për familjen
Taylor Swift si plan në 10 vitet e ardhshme dëshiron që ta ketë familjen e saj si ajo e Angelina Jolie, për të cilën është shprehur se e admiron mënyrën se si ajo menaxhon familjen dhe jetën e saj.
Këngëtarja e hitit “Bad Blood” gjatë një interviste të dhënë së fundmi është shprehur se në moshën 30-vjeçare dëshiron të jetë një nënë dhe se ndihet në ankth kur mendon se si duhet t'i mbrojë fëmijët nga fama.
Këngëtarja 25-vjeçare është shprehur se e konsideron Jolie si personin që di mirë si të kujdeset për një familje të madhe pavarësisht se sa e famshme është ajo apo bashkëshorti i saj.