Të ardhurat nga akciza , rritje vjetore me 4.9 %

Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-shtator janë realizuar në vlerën 31 miliard lekë , ose 4.9% më shumë se 9 mujori i vitit 2015.
Sipas të dhënave të publikuara nga ministria e Financave, sasia e cigares së importuar është rritur me 314 ton ose 16.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015 duke arkëtuar 2.4 miliard lekë më shumë.

Ministria e Financave thotë se arsyet e performancës pozitive përveç përmirësimit të vazhdueshëm të administrimit, lidhen edhe me situatën e normalizuar të fluksit të importeve të pandikuar nga ndryshimet e nivelit të taksimit për vitin 2016 për cigaret.1399734784-arciza

Për zërin “karburant import + prodhim vendi”, edhe pse sasia e karburantit është rritur me 0.4% ose 1,571 ton, efekti i rënies së çmimit të karburanteve ka sjellë për pasojë rënien e të ardhurave nga akciza për karburantet me rreth 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?