Të ardhurat nga tatim-fitimi, bie me 13.2% për dy muaj
Të ardhurat e realizuara në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi fitimin, gjatë 2 muajve të parë të vitit 2015 rezultuan 13.2 % më të ulëta, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014.
Sipas treguesve fiskal të buxhetit, publikuar nga Ministria e Financave, gjatë periudhës janar-shkurt 2015, në buxhet u arkëtuan 2.051 milionë lekë nga tatimi mbi fitimin, rreth 921 milionë leke më pak se planifikimi, ose 31 % me pak.
Krahasuar me vitin 2014, gjatë periudhes janar-shkurt 2015 u mblodhën 312 milionë lekë më pak ose 13.2 %.
Të gjitha kompanitë (të huaja ose jo), që janë të regjistruara në regjistrin tregtar dhe paguajnë TVSH, janë subjekt i tatimit mbi fitimin. Tatimpaguesit rezidentë i nënshtrohen tatimit vetëm për të ardhurat e gjeneruara në territorin e Republikës së Shqipërisë.