“Të bashkojmë forcat, të flasim në një zë”, Bardhi: Ftesa e Ramës fallco, për të mbuluar dështimin e tij
Partia Demokratike i është përgjigjur përmes sekretarit të përgjithshëm Gazmet Bardhi ftesës së bërë sot nga kryeministri Rama, për të bashkuar forcat në luftën kundër Covid-19.
“Edi Rama kërkon të fshihet pas thirrjeve fallco për bashkëpunim me opozitën për të mbuluar dështimin e tij. Ai ka refuzuar që në fillim bashkëpunimin dhe ndihmën konstruktive të opozitës. Madje ka harxhuar energji dhe orë të tëra duke sulmuar opozitën me batuta ordinere dhe bajate, në vend që të fokusohet tek emergjenca. Ftesat janë fallco dhe bëhen vetëm për të mbuluar dështimin e tij, që këtë radhë është edhe më i madh dhe i dëmshëm se më parë.” – deklaron Bardhi.