Të bëheni të paharrueshëm, tre rregulla bazë

Shkencëtarët thonë se përshtypja e parë që kemi për dikë është e qëndrueshme, kështu që duhet të dini se si të mbaheni mend për arsyet e duhura. Sipas Carmen Simon, shkencëtare konjitive dhe autore e librit “E pamundur të injorosh”, janë gjërat e thjeshta që duhet të bëni kur takoni dikë, për tu siguruar të jeni të paharrueshëm. Për të janë tre mënyra që duhet ti përqafoni me këdo që takoni, dhe bëjini tju mbajnë mend përgjithmonë.

Mbrojini argumentet tuaja me fakte, dhe përsëritini ato tre herë

Sipas Carmen, është shumë e rëndësishme të përdorni fakte, të vërteta të thëna nga eksperienca apo vëzhgimi, në bisedë.
Ajo thotë që njerëzit kanë më shumë gjasa të kujtojnë atë që thoni nëse i përmbaheni fakteve, në vend që të përdorni mendime apo pika abstrakte.

Habitini ata dhe bëjini pyetje

Kur jeni në bisedë me njerëzit, elementi i befasisë është ajo që do t’i mbajë ata të lidhur në bisedë, si dhe t’i bëjmë që t’ju kujtojnë për të gjitha arsyet e duhura. Është gjithashtu e rëndësishme t’i parashtroni pyetje, të cilat do t’i mbajnë të angazhuar.

Motivojini

Sipas shkencës, sa më të frymëzuar, të motivuar dhe emocionuar të ndihet ai që ju dëgjon për atë çfarë po thoni, aq më shumë ka gjasa që ata të kujtojnë atë që thoni dhe ju.

SHKARKO APP