Të bëhesh dru me akrep, njësoj si me hashash
Droga është tema më e përfolur kohët e fundit, por askush nuk mund ta besojë se cfarë përdorin njerëzit në Pakistan, Indi dhe Afganistan.
Sipas një raportimi të High Times, ata në vend që të konsumojnë hashash, kanë zgjedhur një insekt.
“Hashashi dhe heroina nuk janë asgjë në krahasim me akrepin. Cdo gjë duket sikur vallëzon. Rrugët, automjetet, çdo gjë që është para meje. Kjo gjë më duket se vjen nga helmi në bishtin e akrepave që është përzierje e proteinave toksike dhe peptideve” – tha një djalë për mediat lokale.
Ata e thajnë akrepin e ngrodhur, e shtypin për tu bërë si pluhur dhe e hedhin në letër cigare duke e përzier me duhan dhe e pijnë.
Konsumuesit kanë treguar se shkakton disa orë dhimbje pasi trupi përshtatet me toksinën.