“Të bësh Biznes 2017”, Shqipëria përmirësohet me 32 vende

Shqipëria është renditur në vendin e 58 në raportin e “Doing business 2017”, që sapo është publikuar nga Banka Botërore, duke u përmirësuar me 32 vende dhe duke rekuperuar humbjen e vitit të kaluar, ku u përkeqësua me 35 vende.

Përmirësimin më të madh e ka shënuar marrja e lejeve të ndërtimit, që u përmirësua me 80 pozicione. Ishte pikërisht ky tregues që e penalizoi Shqipërinë në raportin e vitit të kaluar, për shkak se qeveria vendosi që të pezullonte përkohësisht dhënien e lejeve të ndërtimit në gjithë vendin.

Sigurimi i energjisë gjithashtu ka shënuar ecuri pozitive, me një përmirësim prej 8 vendesh. Të njëjtën linjë ka pasur dhe pagimi i taksave, me 12 vende më lart.

Përkeqësim ka shënuar nisja e biznesit, me 4 vende më poshtë, për të dytin vit radhazi, marrja e kredisë me minus 2 vende, mbrojtja e të drejtës së minoriteteve, me minus katër vende.

Në raportin e vitit të kaluar Shqipëria shënoi një përkeqësim të ndjeshëm, duke zbritur me 35 pozicione, kryesisht për shkak të treguesit të lejeve të ndërtimit (që u përkeqësua me 67 vende), por edhe tregues të tjerë si  pagimi i taksave, apo marrja e kredive u përkeqësuan në raportin e kaluar me përkatësisht me 4 dhe 12 vende.

SHKARKO APP