Te besh fushate si Erik Wagner

Më 18 qershor, danezët votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe kandidatët kanë zbritur në terren.
Por njëri dallon mbi të tjerët, siç e dëshmon fare qartë edhe posteri, që ka zgjedhur për këtë fushatë. Në të, John Erik Wagner i shfaqet elektoratit krejtësisht i zhveshur, vetëm me një kapele në kokë dhe një rrip “cow boy”, ku zgjatet këllëfi i një pistolete.
52-vjeçari i lindur në Kopenhagen, e që në këto zgjedhje garon si i pavarur, ka qenë objekt polemikash edhe në të kaluarën. Dy vite më parë, ai hyri me forcë në një studio televizive gjatë një debati politik, për të protestuar ndaj përjashtimit të partive të vogla nga të tilla diskutime.
“Këto nuk janë zgjedhje të lira”, thirri me të madhe, përpara se të nxirrej jashtë nga rojet e sigurisë. Tani, ai i çudit sërish danezët, të cilëve u kërkon votën për kryeministër.
Për hir të së vërtetës, ekzistojnë edhe të tjera postera elektorale ku pozon i veshur, e madje edhe me kravatë. Megjithatë, fotoja nudo në fushatë nuk është e vetmja çudi që sjell kandidati.
Wagner propozon, mes të tjerash, ndryshimin e rregullave elektorale, vizita mjekësore dhe stomatologjike falas për të gjithë, e mbi të gjitha, një reformim rrënjësor të tregut të punës, me pretendimin se njerëzit duhet të punojnë 6 muaj në vit, e 6 të tjerë t’i bëjnë pushim. T.CH

SHKARKO APP