Të bësh tatuazh historinë e jetës, trupi i ngjyrosur me kujtime (FOTO)

Valon Behrami bën pjesë te futbollistët e fiksuar pas tatuazheve, por këtë herë ai ka realizuar një kryevepër në këmbën e tij.

Futbollisti kosovar, i cili luan me Watford në Angli, ka publikuar në rrjetet sociale tatuazhin e tij të ri, ku përshkruhet e gjithë jetë e tij në Kosovë.

Një realizim me të vërtetë fantastik, ku janë përmbledhur momente kur ai ishte fëmijë dhe luante me top, në një ambient aspak normal. Fishekë që simbolizojnë luftën në Kosovë, por edhe avionë bombardues. Sigurisht që nuk mungon edhe shqiponja dykrenare, tatuazh i realizuar me herët nga futbollisti.

“E gjithë jeta ime në një mrekulli nga Gian LucaTatoo, faleminderit për gjithçka”, shkruan Behrami.

 

SHKARKO APP