Te Çelsi po më trajtojnë si kriminel! – Cili është lojtari i madh, që po vuan traumën e ‘pengmarrjes’
Diego Costa ka dhënë shumë për ekipin e Çelësit, porn ë fund të epokës së tij me këtë ekip, ai nuk është aspak i lumtur me mënyrën se si po trajtohet.
Sulmuesi spanjoll, Diego Costa thotë se ai po trajtohet nga Çelsi sikur të ishte kriminel, pavarësisht asaj që ka bërë për këtë skuadër.
“Unë nuk jam kriminel. Nuk mendoj se është e drejtë kjo çka po ndodh me mua, pas asaj që kam bërë për këtë skuadër”, tha Costa.
“Ata duan që unë të stërvitem me ekipin rezervë, por nuk do ta bëjë. Unë nuk jam kriminel. Nëse ju duhem ata e dinë ku mund të më gjejnë”.
Ai po ashtu tha se nuk do të shitet te skuadrat ku dëshiron Çelsi, të ato që paguajnë më shumë për të, por dëshiron të kthehet në Atletiko Madrid.