Të dytët në Europë – Përqindja e atyre që kanë shtëpinë si pronë, dyfishi i zviceranëve

Të dhënat e fundit të zyrës së statistikave të Bashkimit Europian tregojnë me shifra një bindje të kahershme; në vendet e varfëra ka më shumë njerëz që janë pronarë të shtëpisë ku ata jetojnë, se sa në vendet e pasura. Në rastin e Europës, ndarja është jo vetëm mes Europës së pasur dhe asaj të varfër, por edhe mes lindjes dhe perëndimit.

Të dhënat më të fundit të Eurostat  tregojnë se, vetëm 43% e zviceranëve jetojnë në shtëpinë e tyre. Në Gjermani norma ngjitet në  52%, Austri 55%, Francë 64% dhe Itali 73%. Mesatarja e Bashkimit Europian fiksohet në 69%.

Situata ndryshon tërësisht me pjesën tjetër të Europës, asaj të varfër. Këtu gjejmë edhe Shqipërinë. Të dhënat e fundit që ka vënë në dispozicion Instat, tregojnë se, 93% e shqiptarëve e zotërojnë shtëpinë e tyre, dhe vetëm 5.5% e tyre jetojnë me qira. Kjo është norma e dytë më e lartë në të gjithë Europën, pas Rumanisë me 96%.

Pas Shqipërisë ndjek Maqedonia me 90%, Lituania me 89%, dhe Hungaria me 86%. Në Serbi norma fiksohet në 81%. Për shkak edhe të nivelit të lartë të informalitetit, sidomos në tregun e pronave, që do t`i bënte shifrat të padobishme, të dhënat e Instat i referohen një ankete.

Përqindja e njerëzve që janë pronarë të banesës ku jetojnë në Europë

Zvicër 43%
Gjermani 52%
Austri 55%
Francë 64%
Itali 73%

 

Rumani 96%
Shqipëri 93%
Maqedoni 90%
Lituani 89%
Hungari 86%
Serbi 81%

/Scan

SHKARKO APP