Të ftuarit në dasmën e Princit: Nuk e njoh, na çoi ftesë dhe erdhëm (VIDEO)

Kamerat e “Fiks-Fare” arritën të depërtonin në dasmën e Princit Leka II me Elia Zaharian. Gazetarja intervistoi disa të ftuar me prejardhje mbretërore nga monarkitë në Europë.

Një prej tyre, madje tha se nuk e njihte princin fare. “Nuk e njoh, thjesht më erdhi ftesa dhe u nisa direkt”, thotë ajo duke qeshur.

 E pyetur më pas se si ka mundësi që Shqipëria është republikë parlamentare dhe ka edhe princ, ajo nuk dinte të përgjigjej. Po kështu, edhe një përfaqësues i familjes mbretërore belge nuk dinte t’i jepte përgjigje kësaj pyetje.

“Më duket e çuditshme që një republikë parlamentare ka Princ. Por ky është Ballkani, plot gjëra të çuditshme”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klikoni linkun per te pare videon

Swiss Digital Mobile Reklama

http://dai.ly/x4ww0ws

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?