Te gjithe jemi vetem! Fatkeqesisht!

Nga Arian Galdini/Nuk ka ligesi me te parrokshme me mendim e ndjenja sesa cenimi i femijeve. Kush mendon keq, jo vepron keq, por duke ia nisur me kush mendon keq, kryen nje akt qe qiejt dhe toka, njeriu dhe natyra, e denojne pa asnje medyshje. Femijeria eshte edeni yne eshte paqja jone me Krijuesin, eshte koha jone e dlire, eshte gjendja jone e shenjte. E vetmja kohe kur ne dhe Zoti nuk kemi nevoje te kerkojme njeri-tjetrin, sepse ne jemi në Të, e Ai eshte në ne. Kur kalojme moshen e pafajesise dhe njohim rritjen, e bashke me te mekatin, ne perputhemi ne vendbanimin tone, me Token. Disa nder ne e perjetojne perputhjen si pluhur e balte, e te tjere si kaltersi dhe aspirate. Por keta jemi ne, kjo eshte Toka. Ndersa ata, femijet jane njerez te edenit, qe ne kemi privilegjin dhe bekimin ti kemi mes nesh, ti shohim prane nesh, e ti kemi edhe tanet, krijesat tona. Femijet nuk kane pse perputhen me vendbanimin Toke, nuk kane pse te njohin as pjesen tone te baltovines e as pjesen tone te kaltersise. As te keqinjte, e as te miret mes nesh, nuk kane pse tu deshmojne Toke femijeve. Perkunderazi, ne nepermjet femijeve duhet te meditojme nje Toke me te mire.
E nese vijme prane, nese e ngushtojme hapesiren e vendbanimit, vijme ne atdheun tone, ka shume me teper arsye pse nuk duhet tu deshmojme femijeve tane asnje grime nga tokesorja jone, nga realja jone. Neve me shume se kudo tjeter, kemi kaq deshperimisht nevoje qe ta bejme realen, tokesoren, atdhetaren tone si femijet tane. Kurresesi, nuk duhet ti bejme femijet tane si realja dhe tokesorja jone ne kete atdhe te lenduar, te keqtrajtuar, e te ligeshtuar.
Ndaj lajmet e diteve te fundit, per abuzimet me femijet ne Qendrat e Kujdesit, me kane lebetitur e lene pafjale.
C’perbindesha mund te jene ata qe kane prekur ato vajza te vogla, c’barbare mund te kene qene ata kujdestare qe nuk kane bere detyren e tyre si mbrojtes te pafajesise dhe shenjterise se femijeve te pambrojtur, c’shtet zuzar mund te jete ky qe Qendrat e Kujdesit per femiiet i sheh si banesa pa qera, ku ushqehen ca femije, te cilet u behet nder pse u blihen zarzavate qe u behet supe, por qe nuk mund te shpenzohen me shume para per mendjen dhe shpirtin e tyre. Qeveria ben llogari. Po u lane carcafet, po u ble qumeshti dhe zarzavatet, po pati roje e kujdestar, Qeveria e ka bere detyren. Edukatoret dhe mesuesit i sjell partia, kursimet i ben Qeveria. Me kaq femijet kane boll.
Ky eshte realiteti, keshtu ndodh, kjo eshte mendesia.
Prandaj deshtimi eshte kaq i madh dhe femijet kaq te pambrojtur.
Sepse Ata jane vetem. Femijet jane vetem. Qeveria nuk kursen per Rilindjen Urbane, por kursen per kujdesin dhe edukimin e femijeve.
Ndersa Partia u con militante te paspecializuar, te cilet gjejne pune e marin rroge, por nuk e kuptojne misionin si mbrojtes te pafajesise se femijeve. Kur them Partia, nuk kam parasysh nje parti te caktuar, por nje mendesi mbizoteruese. Dhe me shume gjasa, druaj se mes militanteve fshihen edhe perbindeshat e barbaret..
Nga ana tjeter, ne te tjeret jemi gjithashtu pergjegjes me heshtjen dhe vecanesimin tone. Jemi pergjegjes sepse jemi bere qytetare te peshtire qe mendojme vetem per te miren tone personale, e vetem te miren e pragut te shtepise sone, nderkohe qe nuk na plas fare per te miren e perbashket.
Madje, si ujeqer e shqyejme te miren e perbashket, per te perfituar vetjakisht dhe per pragun e shtepise sone.
Me te neveritshmit nder qytetaret jemi ne qe ngrefosemi si aktiviste civile, politike e publike. Une i pari. Mar pergjegjesine e plote e te pare mbi vete. Ne aktivistet jemi neveria vete.(Ndjese per pergjithesimin, por nuk e kam me te gjithe ne. E di qe ka shume te mire nder ne.) Ne behemi aktiviste qe te me Projekte dhe te marim rroga. Ne behemi aktiviste qe te dalim ne TV dhe te dukemi si te mire qe perzhitemi per te miren. Ne behemi aktiviste qe tu biem ne sy Partive, e pastaj te na perdorin Partite, duke na dhene rroga e duke na nxjerre ne TV.
Ne nuk behemi aktiviste per kauza. Jo. Madje u shmangemi kauzave. Kauzat te lene pabuke, pa rroge, pa TV, pa Parti. Kauzat te lene vetem.
Prandaj ne behemi te mire kur ka viktima. Sepse ne nuk duam kauzen, por viktimen. Kauza kerkon vetmi, vuajtje, mund, sakrifica, durim. Ndersa viktima kerkon thjesht pozicionim, fjalime, pankarta,, protesta, qirinj dhe statuse, thirrje e ente facebooku.
Kur ka viktima, ne dukemi shume te mire duke e ne krahe te tyre. E c’eshte me e neveritshme akoma, ne behemi protagoniste te se mires, mjafton qe te hypim mbi shpinen e viktimave.
E nuk e duroj e as e pranoj dot me kete neveri.
Ndaj u kerkoj te falur femijeve, te gjithe femijeve, por mbi te gjitha atyre femijeve qe jane cenuar.
U kerkoj te falur qe une nuk kam ditur e as kam mundur, te mos i le vetem.
U kerkoj te falur, sepse nuk dua ti genjej.
U kerkoj te falur qe te gjej ndoshta nje rruge a frekuence, per te takuar te tjere qe nuk duan as rroge, as parti, as tv, por duan te mbrojne femijet, te dobetit dhe te miren e perbashket.

SHKARKO APP