Të huajt, 2 milionë euro investime nëse duan leje qëndrimi në Shqipëri

Tani e tuje, një biznesmen i huaj mund ta përfitojë lejen e përhershme të qëndrimit në Shqipëri vetëm nëse ka investuar të paktën dy milionë euro dhe ka hapur minimalisht 100 vende të reja pune.

Siç raportojnë mediat risitë në projektligjin e ri për të huajt, në ligjin ekzistues, shuma e kërkuar e investimit ishte në fakt një milion euro, ndërsa numri i vendeve të punës vetëm 10 vetë.

Por derisa bëhen më të rrepta kriteret për lejen e përhershme të qëndrimit që u jepet biznesmenëve, duket se bëhen më të lehta atp për kompanitë e huaja që kanë kryer investime në Shqipëri të transferojnë staf nga jashtë, duke shkurtuar kohën dhe procedurat për marrjen e lejeve.

Paralelisht, projektligji i ri për të huajt krijon për herë të parë mundësinë që profesionistët e huaj të pavarur të ofrojnë shërbime në Shqipëri.
Këta janë personat fizikë, të regjistruar si të vetëpunësuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, por që kanë një kontratë për ofrimin e shërbimeve me një përfitues në Shqipëri.

SHKARKO APP