Të huajt në aksion: Ja ku ishin Donald Lu dhe Romana Vlahutin

Zgjedhjet e 25 qershorit kanë qenë në fokus edhe të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Bashkimit Europian, veç vëzhguesve të tyre, kanë dalë edhe vetë në terren për të parë nga afër ecurinë e zgjedhjeve.

Sipas Ora News, ambasadori amerikan, Donald Lu ishte në Durrës ku vizitoi disa qendra votimi.

Ai qëndroi bashkë duke u ulur në pjesën e vëzhguesve dhe bashkë me ta ka ndjekur nga afër procesin e paraqitjes së zgjedhësve dhe votimin.

Ndërkohë, ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin vizitoi disa qendra votimi në qarkun e Elbasanit, për të parë ecurinë e votimit.

Vlahutin mësohet se ka qenë e pranishme në një qendër ku u raportua se shpërndaheshin para në këmbim të votës.

Mësohet se Vlahutin ka kërkuar që njerëzit që nuk ishin votues të largohen nga qendrat e votimit.

“Nëse jeni votues, duhet të mbaroni dhe të largoheni. Askush nuk duhet të qëndrojë këtu”, është shprehur ajo.

Delegacioni Europian ka 10 ekipe për vëzhgimin e zgjedhjeve të shpërndara në qarqe të ndryshme të vendit, raporton Ora News.

SHKARKO APP