Të jesh “mbret i domates” në Gjermani, shqiptari ju rrëfen vështirësitë

Ajo që e preokupon më shumë Sylën është shija e domates. “Jam në kërkim të shijes së përsosur”. Dhe, për të arritur deri atje, “mbreti i domates” përdor vetëm plehra natyrore, me bazë bimore.

Është 54 vjeç, me prejardhje nga Kosova dhe jeton tashmë shumë gjatë në Gjermani. Ky është Sylë Peci, i cili në mënyrë simpatike ua mëson gjermanëve fshehtësitë e domates, shkruan bild.de. Dhe kjo perime nuk është e thënë të jetë vetëm e kuqe dhe as vetëm e lëngët, thotë Syla i cili bën klryqëzime nga më të habitshmet të farërave të domateve.

“I kam rreth 300 lloje, ndër to edhe shumë të vjetra, si “Andenhorn” ng Peruja ose “Grandpa`s Minnessota” nga SHBA, sqaron eksperti i domateve. Po të shikosh në kopshtin e tij me xhama, ku ka mbjellë rreth 1700 fidane, do të bindesh për larushinë e ngjyrave dhe formave që mund të ketë domatja. Nga e zeza e errët, nëpër të kuqe-zezën e deri te domatet me vija kuq-gjelbër dhe ato të bardha, shkon paleta e ngjyrave të domateve të Pecit.

Por ajo që e preokupon më shumë Sylën është shija e domates. “Jam në kërkim të shijes së përsosur”, thotë ai, përcjell albinfo.ch. Dhe, për të arritur deri atje, “mbreti i domates” përdor vetëm plehra natyrore, me bazë bimore.

“Unë i përsos, kultivoj farërat. Domatet e mia shijojnë ndryshe”, shprehet i bindur ai. Dhe, cili do të jetë kreacioni i tij i radhës? Peci thotë se është duke punuar në një lloj domate me borzilok.

Syla është bërë i njohur edhe me një specifikë tjetër: ai u këndon perimeve dhe barishteve që i kultivon. Kohë më parë kopshtari i pasionuar kishte publikuar madje edhe një album me këtë temë.

Në punën e kopshtit, Sylën (ose Sula Peci, siç e shkruajnë mediat gjermane) e ndihmon edhe i biri i tij, Kushtrimi./albinfo.ch/

SHKARKO APP