Të kursesh do të thotë të mos ndotësh ambientin

Më shumë se gjysma e dioksidit të karbonit e gjendur në tokë, është si rezultat i prodhimit të energjisë, ndërkohë që 15% e tij vjen si rezultat i prodhimeve bujqësore.

Sipas një studimi, rezulton se çdo njeri në botë me konsumin dhe ndotjen që ai vetë i bën ambientit, pas pesë viteve do të na duhet edhe një planet tjetër për të jetuar normalisht. Për ndërgjegjësimin e popullatës kanë nisur një sërë aktivitetesh në kuadër të Orës së Tokës me qëllimin e vetëm që të rrënjosin në mendjen e çdo kujt kursimin që duhet të bëjmë për të shpëtuar planetin.

Në Shqipëri rezultonn që këto vitete e fundit të jenë humbur 500 deri në 800 hektarë tokë në vijën bregdetare. Një nga ambasadoret e “Eart Hour Albania 2015”, Ina Kasimati, tregon rëndësinë që ka sensibilizimi, por edhe rritja e brezave të rinj me dëshirën për të mbrojtur dhe  ruajtur tokën dhe mjedisin.

Një grup personalitetesh, të cilët mendohet se do të kenë ndikim tek ndërgjegjësimi i popullatës, janë përzgjedhur për të dhënë mesazhin e tyre në mbrojtje të tokës. Në 28 mars u bëhet thirrje të gjithë njerëzve që të fikin dritat për një orë nga ora 20.30 deri në 21.30, pasi me një kilovat energji të kursyer shmangim prodhimin e  620 gr dioksid karboni.

SHKARKO APP