Të luash bast kundër të mëdhenjve, papritur bëhesh milioner
Të marrësh risk të madh, do të thotë të kesh shanse të pakta fitimi, por nëse kjo ndodh, sigurisht që fiton shumë. Eliminimet e bujshme të 4 prej ekipeve të cilësuara “të mëdha” të futbollit anglez nga Kupa e Federatës angleze të Futbollit (FA), përveç se kanë shkaktuar hidhërim mes tifozëve të ekipeve në fjalë, kanë bërë tepër të lumtur dy të rinj anglezë: Jordan Hipperson dhe Rosie Leigh. Të dy ata kishin vendosur respektivisht nga 1 dhe 2 stërlina kundër skuadrave të mëdha të Premier League, pretendente për titull, në një biletë të vendosur me sistem prej 5 ndeshjesh, duke rezultuar në fund fitues të 16 mijë stërlinave. Një bastvënie që shumë pak veta mund të kenë guximin ta bëjnë, duke ditur se eliminimi i Chelseat kishte një koefiçent 25, dhe ai i Cityt një koeficent 10. Kjo kurajo është bërë objekt mediatik në Britani, edhe pse eliminimi i ekipeve të mëdha është parë si një “teatër”, i ngjashëm me ndeshjet e Kategorisë Superiore, në Vlorë e Laç, gjithsesi pak kujt i pëlqen, nëse mendohet “Për të mirën e lojës” (For the good of the game), që është edhe slogani i FIFA-s. Në fund rezultatet suprizë kënaqën dy bastexhinjtë anglezë, që fituan shuma të mëdha.