Të mirat që përftohen nga tekila
Tekila është një pije alkoolike shumë e famshme në të gjithë botën. Ajo prodhohet në Meksikë dhe me këtë pije mund të prodhohen kokteje shumë të shijshme. Nëse në mbrëmje konsumoni tekila, në mëngjes nuk do të keni dhimbje kokë. Të mirat e tekilës nuk përfundojnë këtu. Ne po ju prezantojmë me anët pozitive të konsumit të kësaj pijeje magjik.
Tekila bën mirë për eshtrat
Sipas rezultateve të hulumtimeve të fundit, tekila është e mirë për eshtrat. Një studiues nga Meksika konfirmoi se bima nga e cila prodhohet tekila përmban substanca të afta për ta përmirësuar absorbimin e kalciumit dhe magnezit që janë thelbësorë për ruajtjen e shëndetit të eshtrave.
Në studimin e Qendrës për Hulumtime dhe Studime të Avancuara në Meksikë minjtë konsuamuan sheqer nga agava e kaltër dhe prodhuan pothuajse 50 për qind më shumë osteocalcinë – një proteinë kjo prania e së cilës është e domosdoshme për prodhimin e eshtrave të reja. Madje edhe diametri i eshtrave të tyre u rrit pas tetë javësh të konsumimit të tekilës.
Mercedes Lopez, e cila e udhëhoqi studimin, thotë se këto efekte ndërlidhen me ndërveprimin midis sheqernave nga agava e kaltër dhe baktereve në zorrë të cilat ua mundësojnë molekulave të sheqerit t’i lidhin ushqyesit dhe të ndihmojnë në transferimin e tyre në qelizat e palcës kockore.
“Konsumi i sheqerit të cilin e përmban agava me mikrobiobiote adekuate të zorrëve e stimulon formimin e eshtrave të reja, madje edhe në prani të osteoporozës” shpjegon Lopez.
Këto rezultate e ofrojnë mundësinë e zhvillimit të trajtimeve alternative për osteoporozë, një sëmundje kjo e cila i prek rreth 200 milionë njerëz në mbarë botën.
Tekila lufton kolesterolin dhe diabetin
Studimet e mëparshme kanë treguar se tekila mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak dhe në luftën kundër kolesterolit.
Tekila ndihmon në humbjen e peshës
Studimet e fundit kanë treguar se kjo pije ndihmon në humbjen e peshës dhe kontrollin e sheqernave të gjakut për diabetikët. Shoqëria Amerikane e Kimisë ka kryer disa hulumtime mbi efektin e tekilas në nivelet e sheqerit në gjak dhe zbuloi se sheqernat që quhen agavins dhe gjenden në bimën agave, nuk janë të tretshme dhe prandaj nuk mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak, kjo pasi këto sheqerna nuk janë të tretshëm.