Të moshuarit nostaligjik, i festuan dje Enver Hoxhës,108 vjetorin e lindjes

Frika e tërmeteve në Gjirokastër nuk i pengoi idhtarët e Enverit, të festonin dje 108 vjetorin e lindjes së idhullit të tyre. Sic shihet dhe në këto foto, një grup i vogël nostalgjikësh kryesisht të moshuar, u bashkuan në një trup të vetëm, për të përkujtuar, komandantin e tyre legjendar, udhëheqësin shpirtëror për 41 vjet me radhë, Enver Hoxhën.

Kreu i Partisë Koministe të Gjirokastrës Bujar Sulejmani, ka kërkuar nga pushteti vendor dhe Ministria e Kulturës, rivlerësimin e figurës së Hoxhës dhe njëkohësisht rivendosjen e monumentit të tij në vendin ku u instalua në vitin 1988 dhe që u shemb në korrik të 1991.

Dy herë në vit mblidhen nostalgjikët enveristë pranë banesës së lindjes së ish diktatorit, në 11 prill ditë kur ndërroi jetë dhe në 16 tetor dita e lindjes së Enver Hoxhës.

Në të dy datat, nostalgjikët e ish rregjimit evokojnë figurën e tij dhe të “meritave” të ish pushtetit një partiak.

SHKARKO APP