“Të Paekspozuarit”, Ekspertët: AZHBR institucion i korruptuar, Ministria e Bujqësisë pa strategji

 

“Ministria e Bujqësisë është institucion pa strategji dhe pa prioritete.” Shqetësimi denoncohet nga ekspertë të bujqësisë në emisionin investigativ të “Paekspozuarit”, i ideuar dhe drejtuar nga Ylli Rakipi dhe që u transmetua mbrëmjen e 26 shkurtit 2015 në Ora News. Jo vetëm kaq ekspertët akuzojnë  Agjencine e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural  si institucion i korruptuar.

Tirane- Emisioni investigativ “Të Paekzpozuarit” i Ylli Rakipit ka diskutuar mbrëmë për gjendjen e bujqësisë shqiptare 25 vjet pas përmbysjes së regjimit komunist.

Në pjesën e parë të emisionit, u paraqit nje material filmik, ku u pasqyrua gjendja e tre fermave bujqësore, sfidat dhe vështirësitë e këtij biznesi. Më pas debati u zhvillua në studio për rolin e shtetit në bujqësi, ndarjen e fondeve nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, ndikimin e ligjit 7501 mbi bujqësinë dhe mungesën e kreditimit nga bankat.

“Shqipëria, vendi bujqësor pa bujqësi”. Ishte kjo tema e emisionit investigativ “Të Paekzpozuarit”, te Ylli Rakipi, ku u diskutua per gjendjen e bujqesise shqiptare 25 vjet pas përmbysjes së regjimit komunist.

Në pjesën e parë të emisionit, u paraqit nje material filmik, ku u pasqyrua gjendja e tre fermave bujqësore; në Kashar, Thumanë të Fushë Krujës dhe në Gërdec.

Pronarët e tyre tregojnë sfidat e biznesit dhe vështirësitë që ata hasin, qe nga sigurimi i ushqimit te bagetive qe e importojne nga Serbia, me pleherat kimike, kultiviimin e tokes apo me elementë të tjerë.

Më pas debati në studio u zhvillua ne studio mes të ftuarëve ekspertë të fushës. Agron Duka, ish-ministër i Bujqësisë, Alban Zusi Zv/ministër i Bujqësisë, Hysni Gura Inxhinier Agrar dhe Petrit Ago ekspert për bujqësinë.

Petrit Ago, ekspert për bujqësinë: “Ndihmesa e ministrisë së Bujqësisë është totalisht inekzistent. Ato që thanë fermerët thanë shumë pak, janë pak mund të kishit thënë akoma më shumë. Me keqardhje e them se ky institucion është pa strategji e pa prioritete. Ju si institucion mundoheni të anashkaloni problemet kryesore dhe merreni me gjëra anësore.

Alban Zusi, zv.ministër i Bujqësisë: Deklarata e parë që kam bërë është më sillni materialin. Më jep kasetën se do të kthejmë në program pune

Ylli Rakipi: Problemi është se nuk ka një strategji në 25 vjet. Këtë zbulon dhe materiali filmik

Petrit Ago, ekspert për bujqësinë: Çdo ministër që vjen ka një strategji. Kjo është abuzive

Agron Duka, ish-ministër i Bujqësisë: Nuk është se nuk kanë prioritete teorike, por sa i realizojnë

Akuzat: Agjencia e Zhvillimit Bujqesor, institucion i korruptuar

Debate ne studio ka pasur edhe per Agjencine e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural , e krijuar në vitin 2008, ku një pjesë të fondeve qe ajo jep per fermeret i paguan shteti ndërsa pjesen tjeter Bashkimi Evropian.

Hysni Gura, inxhinier agrar: ” BE ka dhënë një fond për Shqipërinë, për vendet që aderojnë para marrjes së statusit dhe akoma nuk ka mbaruar edhe sot, dhe është një nga dështimet më të mëdha të fondeve që vijnë nga BE”.

Petrit Ago, ekspert për bujqësinë: I dështuar pa filluar

Hysni Gura, inxhinier agrar: Keni përthithur vetëm traktorë

Alban Zusi, zv.ministër i Bujqësisë: Dhe makineri qumështi, makineri salami. Ka sa të duash industri që kanë përfituar

Hysni Gura, inxhinier agrar: Maqedonia e pa pasur si ne dhe ministria e Bujqësisë kur merr projektin negocion dhe thotë se këtë projekt, këtë standard e plotësoj dhe nuk e plotësoj. Këtu tek ne vetëm përkthehet.

Petrit Ago, ekspert për bujqësinë: Është institucion i korruptuar

Gjate emisionit eshte disakutuar edhe per ndikimin e ligjit 7501 ne bujesine shqiptare, si dhe per mungesën e kreeditimit të këtij sektori nga bankat.

SHKARKO APP