Të pasur apo të varfër? E tregon truri, ja si matet
Ekzistojnë studime që provojnë se të rritesh i varfër, rrit shanset për të qenë i varfër edhe në vitet e mëvonshme, por shkencëtarët kanë mundur të zbulojnë një lidhje mes niveleve të ulëta socio-ekonomike në fëmijëri dhe zhvillimit të trurit.
Edhe aftësitë në njohjen e gjuhëve lidhen me statusin socio-eonomik. Një studim klasik ka treguar se 3-vjeçarët që vijnë nga familje profesionistësh kanë fjalor dy herë më të pasur se ata fëmijë që jetojnë me ndihmë sociale.
Sa më herët në jetë të përjetoni varfërinë, aq më të ulëta janë gjasat e arritjeve tuaja. Sa më shumë të shpenzoni në varfëri, aq më shumë përkeqësohet memoria.
Stresi që shkakton të qenit i varfër mund të ndryshojë trurin në mënyra që disavantazhojnë edhe më shumë të varfërit në shoqërinë moderne.