Të rinjtë e arrestuar pas protestës, Boçi nga salla e gjyqit: Rama i vendos ata para alternativës, burg ose largim nga Shqipëria

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar ashpër ndaj ndjekjes penale të disa të rinjve që protestuan kundër asaj që ai e cilëson si “padrejtësi, korrupsion dhe dhunë shtetërore”. Për të rinjtë janë vendosur “në bankën e akuzës” vetëm pse kanë ngritur zërin për siguri dhe të ardhme më të mirë në vend.

Përmes një fotoje nga salla e gjyqit, deputeti akuzon qeverinë e drejtuar nga Edi Rama si “anti-rini dhe anti-qytetar”, duke theksuar se në një ditë simbolike si 14 Shkurti, pushteti u ka ofruar të rinjve “urrejtje, dhunë dhe procese të frymëzuara politikisht”.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta të rinj sot janë vendosur në bankën e akuzës sepse kanë protestuar kundër padrejtësisë, korrupsionit, hajdutërisë dhe dhunës shtetërore. Kanë protestuar sepse duan siguri dhe të ardhme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pushteti anti-rini e anti-qytetar i Ramës në ditën simbolike të dashurisë i servir atyre urrejtje, dhunë, padrejtësi, proces të frymëzuar politikisht. I vendos ata para alternativës ose burg, ose largim nga Shqipëria. Mgjt s’ka për t’i thyer atyre dashurinë për vendin e lirinë!

Mirënjohje e respekt për këta të rinj guximtarë e kurajozë! Shumëfish do ta marrë përgjigjen Rama në datën 20 Shkurt, pikërisht nga rinia e nga qytetarët!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?