Të trajtosh kancerin e mushkërive me krimba toke

Shkencëtarët polakë thonë se studimi i tyre mbi përdorimin e mundshëm të lëngut të krimbave për trajtimin e kancerit në mushkëri ka sjellë rezultate premtuese. Krimbat e tokës ushqehen me kërpudha, bakterie dhe mbeturinat e bimëve të pranishme në tokë dhe tretin çdo mikroorganizëm, si patogjenë ashtu edhe jo patogjenë.

Për të mbijetuar në një mjedis të tillë, krimbat e tokës kanë evoluar duke krijuar një sistem imunitar të aftë për të mbrojtur veten nga infeksionet. Një nga këto mekanizma është në zorrët e tyre, të cilat prodhojnë substanca shumë të fuqishme bio-shkatërrimtare dhe antibiotike.

Në provat e mëparshme laboratorike, lëngu i nxjerrë direkt nga krimbat ka vrarë qelizat e kancerit dhe qelizat e shëndetshme. Provat e fundit, rezultatet e të cilave janë dorëzuar për publikim dhe analizë të mëtejshme nga shkencëtarë të tjerë, ishin më të suksesshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ato përfshinin ngrohjen e lëngut në 70 gradë celsius dhe ndryshimin e dietës së krimbave. Gjatë provave në 75 deri 80 për qind të rasteve, qelizat e kancerit të mushkërive u shkatërruan, ndërsa qelizat normale mbetën të padëmtuara. Megjithatë, shkencëtarët thonë se duhen prova dhe analiza më të hollësishme të kësaj metode.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?