Teatër qeveritar
Nga Dritan Kaba
Edhe teatri ka nje fund, por Qeveria aktore, nuk ndalet.
Pse duhej te harxhonin gjithe ate karburant, kohe, dieta per shoferet dhe shoqeruesit, parate e drekes?
Zvkryeministrja, ministri, shpura e tyre, televizionet?
Miliona leke per nje lajm ne TV.
Te kishin cuar nje inspektor me nje leter ne dore dhe nje urdher per prishjen e ndertimit. Nje flete gjobe me urdher zhdemtimi dhe cdo gje merrte forme.
Me kazma shkuan keta?!
Nje absurditet ne vendin e Qeverise me te paafte qe eshte pare ndonjehere.
Po tek Torra Veneciane, ne Durres, pse nuk shkuan, megjithese ka nje vendim gjyqi dhe demi eshte shume i madh ndaj historise, turizmit dhe qytetit.
Per te mos i shkuar rruga e kthimit bosh, te ndalojne edhe ne Durres. Pas filmimeve i fusin edhe nje darke me Gjushin dhe nje gote vere e pastaj kalon cdo gje.
Jo, per gje, por harxhuan kot edhe diten e djele, vetem me nje shfaqje!