Teatri “Skampa” i Elbasanit çel siparin e sezonit artistik me Gala e Operetës Rumune

Një mbrëmje e jashtëzakonshme muzike, elegance dhe kulturë evropiane solli Gala e Operetës Rumune në skenën e Teatrit “Skampa”, duke shënuar hapjen zyrtare të sezonit artistik në qytet.
Në këtë event festiv u zhvillua një performancë unike nga artistë të Teatrit Kombëtar të Operetës dhe Muzikalit “Ion Dacian” i Bukureshtit, të shoqëruar me këngëtaren e dashur për publikun, Eli Fara, e cila solli interpretime të fuqishme me gjurmë arumune dhe shpirt shqiptari. Programi përfshiu arie, duete dhe vepra të njohura që sollën emocione të thella dhe duartrokitje të gjata nga publiku i pranishëm.
Ky aktivitet jo vetëm që shënoi një fillim dinjitoz për sezonin e ri artistik, por edhe forcoi marrëdhëniet kulturore mes Shqipërisë dhe Rumunisë, një nismë e rëndësishme për bashkëpunime të mëtejshme artistike mes dy vendeve tona.
Ndër të ftuarit e nderit ishte edhe Maestro Zhani Ciko, figura e shquar e muzikës shqiptare dhe dirigjent i njohur.
Ky event u prit me entuziazëm nga qytetarët, duke shënuar një fillim inspirues për një sezon plot art, kulturë dhe emocione në Teatrin “Skampa”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?