Tedi Blushi: Liria na thërret, vdekja nuk na tund!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka mbajtur fjalimin e tij në protestën e organizuar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, duke e cilësuar tubimin si një akt të guximit qytetar përballë, sipas tij, “regjimit të kalbur” në pushtet.

Blushi e nisi fjalën me thënien “Liria na thërret, vdekja nuk na tund”, duke theksuar se protestuesit nuk mund të ndalen nga qeveria dhe se zgjedhja e qytetarëve është e qartë: dinjitet përballë skllavërisë. Ai shtoi se liria fitohet me guxim dhe përballje, duke akuzuar qeverinë për vjedhje, dhunë dhe gënjeshtra që sipas tij janë bërë normalitet.

“Regjimet bien vetëm kur vendosim të paguajmë çdo çmim për lirinë… Guximin tuaj nuk ka fuqi që e ndal e jo më një regjim kalbësirë si ai i Ramaduros,” tha Blushi, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalimin e tij, ai ngriti edhe çështjen e pasurive të zëvendës-kryeministres Belinda Balluku, duke përmendur 300 apartamente si shembull të korrupsionit dhe padrejtësisë sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Blushi theksoi se protesta është një thirrje për dinjitet kombëtar dhe për t’u kundërvënë, siç u shpreh, “shkombëtarizimit” dhe politikave të qeverisë. Ai përfundoi fjalimin me një apel të fortë për rezistencë, duke thënë se shqiptarët nuk mund të pranojnë që “nevoja e Ramës për të pirë drogë të helmojë fëmijët e shqiptarëve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?