Teknologjia dhe biologjia: ‘Chipa’ në kokë dhe komunikim me mendime

Një fizikant amerikan, parashikon se njerëzit pas 20 vitesh do të komunikojnë me njëri tjetrin përmes mendimeve, me ‘chipa’ të vendosur në kokë dhe të lidhur me internetin.

Alan Lightman i frikësohet një lufte nukleare të mundshme që mund të nis sherri “i dy udhëheqësve që sillen si fëmijë”, transmeton gazetametro.net.

“Biologjia dhe teknologjia do të punojnë së bashku, dhe si rezultat i kësaj do të kemi një lloj tjetër të qenies njerëzore. Mendoj se në 100-200 vitet e ardhshme do të kuptojmë më shumë se si ruhet memoria në trurin e njeriut”, ka thënë Lightman.

“Besoj se të gjithë do të kemi ‘chipa’ të kompjuterit në tru, përmes të të cilëve do të jemi të lidhur direkt me internetin. Do të mjaftojë vetëm të mendojmë për një informatë e cila na nevojitet, dhe ajo do të lajmërohet në kokën tonë”, vazhdoi ai.

Ndër të tjera, ai beson se njerëzit do të mund të komunikojnë me njëri tjetrin përmes mendimeve.

“Ndoshta pas 200 vitesh njeriu do të ketë pamje të njëjtë, por do të jetë krejtësisht ndryshe. Mendoj se do të shndërrohemi në gjysmë makina dhe gjysmë kompjuterë”, u shpreh ai, ndërsa theksoi se biologjia dhe takonlogjia e tanishme njerëzit i dërgon në atë drejtim.

 

 

SHKARKO APP