Teknologjitë e reja për parashikimin e motit

Nevoja e parashikimit sa më të saktë të motit sa vjen e bëhet një domosdoshmëri dhe në shumë raste mund të shpëtojë jetë njerëzish. Materiali në vazhdim na çon në Amsterdam ku këtë javë u hap një panari mbi disa teknologji të reja për të parashikuar motin.

Në këtë epokë të ndryshimeve klimatike, parashikimi i motit po bëhet përherë e më tepër jo vetëm thjesht një rekomandim për marrjen me vete të çadrës, por ndoshta edhe për shpëtimin e jetës së njerëzve. Këtë javë në Amsterdam u paraqitën disa teknologji të reja për të parashikuar motin. Ky program kompjuterik grumbullon të gjitha llojet e të dhënave për motin në atë që e quan “Inteligjenca Krtike për Motin”.

“Në vend të analizimit të një sërë elementësh, si temperatura e sipërfaqes të detit, apo nivelet e pluhurit në Sahara, në pajisjen e re, informacioni koncentrohet në një sistem shumë të thjeshtë: ngjyra e gjelbër do të thotë që uragani ka për t’u dobësuar, e verdha do të thotë se uragani do të qëndrojë njëlloj dhe e kuqja do të thotë se uragani do të intensifikohet.” – thotë Bob Baron, përfaqësuesi i kompanisë “Baron”. Por një sensor i motit është i mirë vetëm në se ai mund ta përballojë motin që mat. I tillë është sensori FT-7…

Swiss Digital Desktop Reklama

“Avantazhi i madh i sensorit FT të motit është fuqia, mund të përballojë motin e ashpër dhe i lejojn parashikuesit e motit dhe metereologët që të kenë të dhëna të disponueshme jo vetëm para ngjarjeve të rëndësishme klimatike, por edhe gjatë tyre…”- thotë Fred Squire, i kompanisë “FT Technologies”. Në fushën e parashikimit të motit po hyjnë tashmë edhe dronet. Droni Meteo mund të arrijë në lartësi deri 2.5 kilometra…

Swiss Digital Mobile Reklama

“Analogjia në këtë rast është e ngjashme me një balon moti. Flitet për matje të drejtpërdrejta, të ashtuquajturat variante parashikuese, si temperatura, shpejtësia e erës, drejtimi i saj, presioni i ajrit dhe lagështia. Droni kryen matje të ndryshimeve të papritura të motit, që mund të përmirësojë ndjeshëm parashikimin për mjegullën dhe stuhitë.”- thotë Martin Fengler përfaqësuesi i firmës “Meteomatics”. Por në varësi të ditës, e gjithë kjo teknologji mund të ketë vlerën më të madhe kur thjesht të kujton të marrësh çadrën me vete.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?