Telefoni i gazetares së “CNN” për Sheikun vlen miliona euro

15 korriku për Turqinë dhe Botën do të mbahen mend gjatë jo se një grushti shteti kërkoi rrëzimin e Presidentit Erdogan por dhe të një lidhje të drejtpërdrejte me “Facetime” në telefon mes gazetares së “CNN” dhe presidentin Erdogan.

Ne anën e asaj lidhje, Presidenti i bëri thirrje mijëra qytetarëve turq që të dilnin në rrugë dhe të përlesheshin me ushtarët, për të ndalur grushtin e shtetit. Sipas gazetave truke, ajo intervistë me gazetaren Hande Firat, çoi në dështimin e puçit ushtarak.

Por gazetarja përveç rolit që pati në atë lidhje me presidentin, ka marrë edhe shumë telefonata falënderimi edhe mbasi situata po qetësohej. Përveç kësaj ajo ka marrë edhe një ofertë marramendëse për telefonin e saj që bëri lidhje me Erdoganin.

Firat tregon se ka marrë një ofertë unike në “Twitter”, ku një sheik miliarder i ka ofruar 250 mijë dollarë për telefonin, të cilin ai e quajti “telefoni i lirisë”. Por, ajo tha se pavarësisht ofertës joshëse, ajo nuk ka ndërmend ta shesë telefonin e saj.

SHKARKO APP