“Telegraph”: Ja 15 fakte fantastike për Shqipërinë

Me rastin e festave të Nëntorit, gazeta e njohur britanike “The Telegraph” thotë se ka vendosur të festojë duke sjellë 15 fakte interesante për Shqipërinë.

-Çfarë është Albania?

Së pari dhe mbi të gjitha, shqiptarët nuk e quajnë vendin e tyre “Albania”, por e quajnë në gjuhën e tyre, Shqipëri.

-Më shumë shqiptarë jetojnë jashtë se brenda vendit

Diaspora shqiptare është shumë e madhe dhe shtrihet që nga fqinjët grekë e turq e deri në SHBA e Kanada- kaq shumë sa mendohet se numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë është më i madh se popullsia prej rreth 3 milionë i atyre që jetojnë në Shqipëri. Qindra- mijëra kanë emigruar pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991.

-Nuk mund të vendosësh orën në autobusët shqiptarë

Autobusët shqiptarë (shpesh të quajtur furgonë) nuk kanë orare, ata nisen kur janë gati ose kur janë mbushur.

-Ka vetëm një fitues të çmimit Nobel

Nënë Tereza, edhe pse e lindur në Shkup të Maqedonisë, ishte shqiptare. Ajo fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1979 për ndihmën që u ka dhënë të varfërve në Kalkuta të Indisë.

-Buzëqeshja dhe tundja e kokës kanë konotacione të ndryshme në Shqipëri

Shqiptarët tundin kokën kur duan të thonë jo. Prandaj bëni kujdes kur përgjigjeni me kokë.

-Është një nga vendet më të rrezikuara në Europë

Sipas ‘Raportit për Riskun në Botë’ të OKB, Shqipëria është një nga vendet më të rrezikuara në Europë nga katastrofat natyrore. Shqipëria mbetet e rrezikuar nga përmbytjet.

-Ka qenë një vend komunist.

Në kuptimin që asnjë njeri nuk është një ishull, Shqipëria ka qenë një ishull. Një shtet i vetëm komunist në një det komunizmi. Shqipëria nuk ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe shteteve satelitë të tij. Lideri (dhe diktatori) komunist, Enver Hoxha shkëputi lindjet me BS, u tërhoq nga Pakti i Varshavës dhe ndërpreu marrëdhëniet me Kinën. Ai po ashtu ishte armiqësor edhe me Jugosllavinë fqinje.

-Po e kthen një ishull-bunker në një atraksion turistik

Për të tërhequr sa më shumë turistë, Shqipëria synon të transformojë ishullin e Sazanit, një ishull ushtarak i Luftës së Ftohtë, në një atraksion që duhet parë. Baza është teknikisht operacionale. Planet janë që ishulli të bëhet mikpritës i vizitorëve- megjithatë një projekt për një kazino alla-Las Vegas është refuzuar.

-Ka më shumë fakte që lidhen me bunkerët

Shqipëria është e mbushur me bunkerë. Ka 5.7 bunkerë për kilometër katror dhe më shumë se 750 mijë në gjithë vendin. Ato u ndërtuan nga diktatori komunist, Enver Hoxha, që druhej se do sulmohej nga armiqtë. Bunkerët nuk u përdorën kurrë dhe u braktisën pas rënies së komunizmit, edhe pse disa prej tyre sot përdoren si shtëpi, kafene ose muze.

-E kupton semaforin kur e sheh

Në vitin 1995, shoferët në Shkodër në veri të vendit refuzuan të paguanin një taksë semafori prej 2 mijë lekësh, pasi qyteti i tyre nuk kishte semaforë.

-Ka pasur një mbret ‘teflon’*

Zogu I nuk është emri i ndonjë pushtuesi jashtëtokësor në vitin 2120, por emri i mbretit shqiptar nga viti 1928 deri në vitin 1939. Sundimtari diktatori ishte subjekt i 55 tentativave për vrasje, përfshi edhe një rast kur Zogu u bë i vetmi lider modern që i ktheu zjarrin atentatorit.

-Lord Bajroni ishte një fans

Romantiku ekscentrik e vizitoi Shqipërinë në vitin 1809 si pjesë e turit të madh në Mesdhe. Në letrën për nënën e tij, ai shkruante se shqiptarët kanë veshjet më të mrekullueshme në botë dhe i tregonte për udhëtimet e tij mbi kalë në vend.

-Ka shumë lule

Edhe pse një vend i vogël, Shqipëria krenohet me mbi 3.250 lloje bimësh, që përbëjnë 30 përqind të gjithë florës në Europë. Vendet më të mira për të parë natyrën shumëngjyrëshe janë parqet kombëtare, 15 në total, si Llogaraja apo Butrinti.

-Por nuk ka asnjë medalje

Shqipëria nuk ka fituar asnjë medalje në Olimpiadë. Sportet më popullore janë peshëngritja, qitja dhe mundja.

-Dikur ishte vendi i ‘kryeqytetit europian të kanabisit’

Lazarati, një fshat i vogël në jug të Shqipërisë, dikur konsiderohej ‘kryeqyteti i kanabisit në Europë’ dhe vendi i një aktiviteti të ashpër të mafias. Aty prodhoheshin 900 ton marijuanë çdo vit. Në vitin 2014, 800 forca policore rimorën kontrollin mbi fshatin pas pesë ditësh rezistencë të armatosur nga banorët. Departamenti i Shtetit thotë megjithatë se Shqipëria mbetet një vend i madh burimi për drogën.

-Ka disa prej qyteteve më të bukur në Europë

Qyteti shqiptar i Beratit, dikur një qytet kufi i Perandorisë Bizantike, është cilësuar si një nga më të bukurit në botë, sipas- për çudi- një sondazhi të kryer nga një bord turistik në Japoni.

SHKARKO APP