“Telekom Albania” çertifikohet si rrjeti celular më i mirë në vend

“Telekom Albania”, një vit pasi është bërë pjesë e familjes së madhe Magenta, renditet i pari në Shqipëri në testin e performancës së kryer nga P3 për rrjetet celulare! Shërbimi i testimit P3 përbën një vlerësim të pavarur të cilësisë së rrjeteve celulare në vend dhe të shërbimeve të ofruara, që përmbyllet me një certifikatë për operatorin “Më të mirë në testim”. Kompania P3 kryen rregullisht testime të rrjeteve në Europë, SHBA, Australi dhe vende të tjera. Një numër testesh u zhvilluan në të gjithë vendin, që nga zonat me popullsi më të dendur deri në qytete të largëta, duke përfshirë edhe rrugët lidhëse.

Cilësia e zërit dhe e transferimit të të dhënave u matën sipas standardeve dhe praktikave ndërkombëtare. Pikët e arritura nga “Telekom Albania” e të çertifikuara nga kompania P3, treguan shpejtësinë më të lartë në testimin e P3, si edhe përvojën më të mirë të lundrimit në internet dhe të të parit të videove. Këto cilësi e bëjnë rrjetin një nga vlerat më të çmuara të “Telekom Albania”, duke u dhënë abonentëve mundësinë e një perceptimi të ri të mënyrës si teknologjia bashkëvepron në shoqëri dhe të rezultateve përkatëse.

Rrjeti i “Telekom Albania” është njëkohësisht një nga pikat më të rëndësishme të ndërveprimit të kompanisë, pasi u jep mundësi miliona njerëzve të prekin produktet dhe shërbimet moderne të telekomunikacionit. Lundrimi tepër i shpejtë në internet, në rrjetin më të besuar të Europës, sjell shijimin e përfitimeve të një bote që ecën drejt dixhitalizimit, ndërsa shpejtësia e shkëlqyer e transferimit të të dhënave në pajisje të ndryshme u jep mundësi njerëzve të bëhen përherë e më të lidhur me njëri-tjetrin.

Si pjesë e grupit “Deutsche Telekom”, kompania ofron teknologjinë më moderne dhe abonentët e saj mund të përjetojnë përvojën më të mirë të klientit. Tashmë ata ndajnë mes tyre edhe përvojën më të mirë të rrjetit!

SHKARKO APP