Telekom Albania ofron kujdes shëndetësor edhe për punonjësit e klientëve biznes me “ONE LIFE”

Vetëm dy muaj pas prezantimit të programit shëndetësor falas “One Life” nga Telekom Albania, tashmë ky shërbim ofrohet edhe për klientët e “Telekom Business”. Duke nisur nga sot, të gjitha kompanitë që zotërojnë grupe numrash Telekom kanë mundësinë të përfitojnë falas nga programi “One Life”. Pra, përmes këtij programi, kompanitë mund të përfitojnë falas kujdesin shëndetësor për punonjësit e tyre.

Gjithashtu, të gjithë grupet e numrave me kontratë, të cilat nuk janë pjesë e Telekom Albania mund të përfitojnë menjëherë nga kjo mundësi përmes procesit të bartjes së numrit.

Kjo mundësi vjen në partneritet me spitalet më të mira private si Hygeia dhe Spitali Amerikan. Përmes programit shëndetësor falas, Telekom Albania u ofron abonentëve të saj mundësinë për një jetë më të shëndetshme.

Gjithashtu, të gjithë abonentët e Telekom Albania, tashmë kanë mundësinë të përfitojnë duke u regjistruar në këtë program, pa qenë nevoja e një dokumenti identiteti.

Ndër vite, Telekom Albania ka kontribuar me kapacitetet e saj njerëzore dhe teknologjike në shërbim të sistemit shëndetësor në vend, duke mbështetur ngritjen e infrastrukturës së teknologjisë së informacionit në institucione të ndryshme mjekësore, ofrimin e aparaturave të specializuara, si dhe rinovimin e ambienteve spitalore. Programi shëndetësor “One Life” është premtimi më i ri i Telekom Albania për të rritur cilësinë e jetesës së abonentëve të saj.

Telekom Albania, operatori i parë i telefonisë së lëvizshme në vend, prej dy dekadash vazhdon t’u ofrojë pajtimtarëve të vet teknologjinë më të mirë. Një vit pas përfshirjes në familjen e madhe Magenta, Telekom Albania ka konsoliduar më tej pozitën si ofrues i shërbimeve me rrjetin më të besuar dhe të certifikuar për rrjetin më të mirë 4G, si edhe përvojën më të mirë të klientit në vend.

SHKARKO APP