“Telemjekësia përmes celularit”, shembulli i suksesshëm i përdorimit të teknologjisë për shëndetin

Një prej projekteve më të bukura dhe të suksesshme të iniciuara nga Fondacioni Vodafone Albania “Telemjekësia përmes telefonisë celulare” në dy ditët e fundit, merr pjesë në panairin “TIRANA MEDICAL EXPO” 2015, panair që organizohet për herë të parë në Shqipëri nga 19 – 21 Mars me tematikë “Promovimin e cilësisë së shërbimeve në shëndetësi përmes përdorimit të teknologjisë në Shqipëri”.

Nisma e telemjekësisë përmes celularit u vjen në ndihmë kujdesit shëdetësor e parandalues për banorët më në nevojë e që jetojnë në zonat më të thella të Shqipërisë në sajë të ofrimit të testeve mjekësore falas. Kjo nismë e Fondacionit Vodafone Albania vë në përdorim teknologjinë dhe rrjetin 3G të Vodafone Albania në shërbim të shendetit te njerëzve. Testet kryhen nga mjekët e Kryqit të Kuq Shqiptar dhe marrin opinionin e shpejtë falë teknologjisë, prej mjekëve të spitalit Hygeia. Tashmë përllogariten mijëra e mijëra përfitues të testeve mjeksore në këto tre vite ekperience, gje që u vjen në ndihme shtresave më në nevojë në më shumë se 400 fshatra.

Ne ditën e dytë të panairit, stenda e Telemjekësisë u vizitua nga një numër i madh vizitorësh të cilët përveç informacionit rreth projektit, patën mundësi të testojnë parametra të shëndetit të tyre, specifikisht analiza të ndryshme të gjakut, të aparatit të frymëmarrjes, si dhe parametrat kardiovaskulare e të hipertensionit arterial.

Panairi qëndroi hapur deri më datë 21 mars në mbrëmje ku stenda e telemjekësisë u vizitua nga qindra qytetarë por edhe nga institucione e organizata që kerkojnë të kryejne këto teste të ofruara nga kjo nismë për njerëzit e komunitetet për të cilët këto organizata e institucione punojnë e shërbejnë.

SHKARKO APP