Televizori më i madh në botë 4K kushton më shtrenjtë se shtëpia juaj!

Televizori C Seed 262 me rezolucion 4K është më i shtrenjti në botë. Ky televizor “monstruoz” prej 262 inç ose 6.14 metra me siguri kushton më shtrenjtë se sa shtëpia e shumëkujt nga ne.

C Seed 262, pajisje e kompanisë austriake, mund të blihet vetëm nga njerëz me “xhep të thellë”.

Në fakt, vetë televizori kushton 539.000 dollarë amerikan, ndërsa instalimi i programit për pajisjen për blerësit do të kushtojë 38.500 dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Televizori ka dhjetë mikrofona të integruar të tipit 9.1, si dhe rezolucion të lartë të fotografisë prej 4096 x 1716 piksel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Televizori është i lartë 2.57 metra. Ata që janë të interesuar të blejnë këtë televizor duhet të blejnë edhe bartësit e fuqishëm për mur, pasi C Seed 262 peshon 800 kilogramë, shkruan tg. Shitja e televizorit fillon kësaj vere.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?