Temperaturat e larta vazhdojnë të “kërkcënojnë” vendin/ Brenda 24 orëve shënohen 5 vatra zjarri

Për shkak të temperaturave të larta dhe të thatësirës, Emergjencat Civile prej ditësh kanë dhënë alarmin për vatra zjarri. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të emergjencave Civile, përgjatë 24 orëve të fundit ka patur 5 vatra zjarri me dëme materiale.

Gjitashtu, përfaqësuesit e Drejtorisë kanë përsëritur thirrjen ndaj qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre të njoftojnë menjëherë numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.

Të dhënat nga Emergjencat Civile:

Qarku Shkodër

Në fshatin Dardhë, Njësia Administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Pukë, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel dhe kanë punuar me mjete rrethanore për të shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u përshkruan nga flakët një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre dhe disa pisha.

Qarku Elbasan

Në fshatin Ermenj, Njësia Administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Shërbimi vendor i MZSH Gramsh, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel dhe kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Per ndihme shkuan 30 forcave ushtarake dhe pas një pune të gjatë kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 7 ha shkurre dhe 7 dynym pisha.

Qarku Vlorë

Në fshatin Nartë, Njësia Administrative Qendër, bashkia Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Shërbimi vendor i MZSH Vlorë, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.2 ha me shkurre dhe pisha. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

Qarku Durrës

Në fshatin Arrameras, Njësia Administrative Fushë-Krjuë, bashkia Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre pranë një biznesi pularie. Shërbimi vendor i MZSH Krujë, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre.

Qarku Dibër

Në fshatin Fushë-Bulqizë, Njësia Administrative Bulqizë, bashkia Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha të vogla. Shërbimi vendor i MZSH Bulqizë, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.3 ha me shkurre dhe pisha të vogla.

SHKARKO APP