Tenis, nuk zhgënjejnë Nadal e Federer, “adio” Sharapova

Italiani Andrea Seppi nuk ia doli të përsëriste kundër Roger Federer misionin që realizoi në turneun e fundit të tenisit, “Australian Open”, kur e mundi tenistin zviceran në raundin e tretë. Në Indian Wells, Roger u hakmor ndaj tij, duke mposhtur Seppin 6-3, 6-4 në një ndeshje që zgjati 83 minuta. Tani numri dy i botës do të përballet në 1/8 me amerikanin Jack Sock i cili mposhti Roberto Bautista-Agut me rezultatin 3-6, 6-3, 6-2. Nuk zhgënjeu as Rafael Nadal që kaloi me lehtësi raundin në 2 seteve, duke hedhur pas krahëve kujtimin e daljes së parakohshme nga skena e Indian Wells edicionin e kaluar. Spanjolli triumfoi 6-4, 6-2 ndaj Donald Young dhe tani do të përballet me Gilles Simon. Vitin e kaluar Nadal u eliminua nga Dolhopolov duke regjistruar rezultatin e tij më të keq në çimenton kaliforniane. “Çdo vit është diçka ndryshe,” – komentoi kampioni nga Majorka, – “këtu kam luajtur shumë herë duke marrë kënaqësi të mëdha dhe nuk mund të kushtëzohesha nga disfata që pësova vjet.” Avancoi dhe çeku Tomas Berdych që mposhti amerikanin Steve Johnson me rezultatin 6-4, 6-2, në 1-8 Berdych do të përballet me bashkë-atdhetarin e tij Lukas Rosol, që fitoi në 3 sete ndaj holandezit Robin Haase me rezultatin 6-4, 6-7 (4), 7-6.

Në tenisin femëror arritje e Flavia Pennetës që vijoi mbrojtjen e titullit duke mposhtur tenisten ruse dhe numrin dy në botë, Maria Sharapova . Tenistja  33 vjecare italiane dhuroi një ndër paraqitjet e saj më të mira duke e mposhtur Sharapovan, me përmbysje në një ndeshje që zgjati 2 orë e 6 minuta me rezultatin 3-6, 6-2, 6-3.

SHKARKO APP